Robert O’Brien: Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë

Robert O’Brien: Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka konfirmuar se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. ”Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai. ”Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, deklaron O’Brien. Emisari Special Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. Ndërsa Robert Charles O’Brien është  avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë Presidencës së Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR forcon praninë në jug të Kosovës me patrullime ajrore dhe stërvitje të përbashkëta

Në jug të Kosovës, trupat gjermane të KFOR-it, të mbështetura nga njësitë amerikane të aviacionit …