Ministri, Arban Arbrashi, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Ministri, Arban Arbrashi, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

 Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten (19.06.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Stuttgart do të promovohet krijimtaria e Prof. Ahmet Qeriqit në kuadër të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Në kuadër të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Stuttgart të Gjermanisë …