Më 22 vjet burgim dënohet Darko Tasiq për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Krushë të Vogël në vitin 1999

Më 22 vjet burgim dënohet Darko Tasiq për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Krushë të Vogël në vitin 1999

Me 22 vjet burgim është dënuar Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël në Gjykatën Themelore të Prizreni. Darko Tasiq është shpallur fajtor në dy pika të aktakuzës. “Në mes të datave 15-26 mars të vitit 1999, në Krushë të Vogël në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë të Republikës Federative të Jugosllavisë apo forcave paraushtarake serbe, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake”, është thënë në pikën e parë të aktakuzës ndaj Tasiqit. Ndërsa në pikën e dytë, Tasiqi ngarkohej edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në lumin Drin.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …