Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Kryetari Thaçi kërkon bashkëngjitjen e përfaqësuesve të Kosovës Lindore në takimin e 27 qershorit në SHBA

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi do të kërkojë bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën në takimin e së shtunës me palën serbe në Uashington. I pari i shtetit në një intervistë për KosovaPress thotë se kjo çështje është parimore për vendin dhe natyrisht se në Uashington do të ketë biseda të tilla. Për këtë, Thaçi u shpreh skeptik se mund të arrihet një marrëveshje finale në takimin e 27 qershorit. Derisa thotë se nuk do të ketë një “mini-shengen” në marrëveshjen finale me shtetin fqinj. Përkundër që u shpreh se në Uashington do të shkohet me flamurin shtetëror të sovranitetit dhe integritetit territorial, Thaçi thotë se demarkimi i kufirit me Serbinë mund të hap tema dhe diskutime të ndryshme, por pa treguar se cilat mund të jenë ato.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …