Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Kokë-thurja e një të nesërmeje

Rend Evropa në para e pasthirrje amerikane për dialogun Kosovë-Serbi. Sapo doli data 27 qershor nga Shtëpia e Bardhë vrapi europian nisi, Lajçakun dhe përfundoj te iniciativat e para Shtëpisë së Bardhë, 25 qershorin e Brukselit, dhe pas saj Parisin e thirrjes së Makronit.

Shtëpia e Bardhë, Brukseli, Elizeja apo të tria bashkë nuk mund të prodhojnë më shumë se një marrëveshje gjithpërfshirëse apo njohjeje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, e cila padyshim, sikur pritet, do prodhoi karrigë në OKB për Kosovën, por edhe çfarë tjetër?

A mjafton paqja për Serbinë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës?!

Kosova ka kaluar kalvar të tërë edhe mardhënjesh me ndërkombëtarët duke u shtyrë nga dita në ditë të pranoj kushte edhe krejt absurde, të cilat për disa gjëra Serbinë e kanë bërë palë të brendshme në Kosovë, sikur është rasti me pranimin e segregacionit etnik, krijimin e komunave krekjt absurde dhe njohjen e autoritetit kishtar serb si bartës sovraniteti territorial të pasurive duke përfunduar në eksterritorialitet të shtetit Serb. Aq shumë ka lëshime edhe të turpshme nga Kosova në këtë drejtim sa secila syresh do na hakmerret në procesin në vazhdim.

A e ka Trump-i ndjesinë e asaj që na ndanë neve me serbët? Po europianët? Parisi dhe Berlini cilin hall do ndjekin, atë të pajtimit shqiptaro-serb apo të marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Shqiptarët dhe serbët na ndan një shekull gjaku! Pasojë e në historie të tillë është Kosova dhe gjithë trojet shqiptare nën ish Jugosllavi. Lumej dhe asfallte kudo në Serbi janë mbjellur me kufoma shqiptare të Kosovës. Me dhjetëra mijëra shqiptarë i mori gjenocidi serb, me frigoriferë nëpër lumenj, mbjellur nënasfaltet nëpër politogne  a bërë shkrum e hi nëpër furrënalta, nëpër skalperë për shitje organesh a për shfryrje egërirash. Ata dogjën e poqën Kosovën. Ata dhunuan e dëbuan një popull të tërë. Vranë e masakruan. Shpopulluan treva të tëra.

Liderët tanë po heshtin, dy nga ta (presidenti Thaqi dhe nënkryetari i LDK-së z. Haziri) po thonë nën dhëmbë por me zë, njëri se Kosova duhet të jap diçka dhe tjetri se marrëveshja do jetë e dhimbshme për të dyja palët. Çfarë është ajo diçka që mund ti jap Kosova Serbisë përveç se paqes shqiptaro-serbe?! Kjo konsistencë në përsëritjen e këtij fataliteti na stepë akull të gjithëve, na nxit deri në zjarr po të gjithëve.

Marrëveshjet e përfolura nga dyshimi i njërës syresh të 14 prillit 2017 në Shtëpinë e Bardhë e deri te enigmat e takimeve të presidnetëve Thaqi-Vuçiq në Itali, sigurisht që nuk na lënë rahat edhe përkundër asaj që nuk po rreshtet të deklarohet nga Grenell e Kosnet se nuk ka shkëmbim territoresh apo ndarje të Kosovës. Nëse ndarje nuk do të ketë, kush do jetë dhurata e kompromisit që presidenti e ka quajtur marrëveshje të dhimbshme dhe z. Haziri Kosova duhet të jap diçka?

Historia e kësaj diçka, është tentuar të spjegohet nga këshillatari zyrtar i presidenti z.Çollaku sa herë, dhe më shumë se sa kaq nga telallgjiu i tij Baton Haxhiu. Nga ky i fundit më shumë se vetëm aq. Dëliri i ekstazës së Haxhiut shkonte deri në neveri përkundër një ironie dëliri edhe të vet z.Çollaku. Ekstaza e Haxhiut ka qenë më shumë se sa vetëm ekstazë, ajo ishte fyerje për të gjithë ne, dhe me këtë shpesh herë na e ka gërditur edhe presidentin, meqë ai linte të kuptohej si miku i tij që i dinte të gjitha. Kosova nuk ka dashur ndonjëherë që argati i Stanishiqit t’ia prej teshat e marrëveshjeve. Për të tillë ne kishin Sinanët e sahanët.

Marrëveshje të tilla rëndom bëhen në fshehtësi dhe dalin në paskohë. Kjo mund të jetë edhe fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi! Brenga jonë shkon përtej besimit, ndaj edhe na ka bërë gati paranojak meqë terri është i madh.

Paqja me Serbinë është domethënëse për shqiptarët, por kjo paqe nuk do duhej të kishte çmim territoresh apo të rregullimit kushtetues të Kosovës. Një asociacion komunash serbe me pushtet egzekutiv nuk është gjë tjetër veçse një autonomi territorialo-politike e cila heret a vonë do përfundoi më së paku në përplasje e më së thjeshti në ndarje të Kosovës. Nëse Kosova vëhet para një dileme të tillë, uroj të dij të manovroi me argumetat e saj!

Çështja shqiptare nuk është vetëm Kosova politike dhe zhvillimet brenda saj nuk i ndjen vetëm ajo. Rugova pati menduar se u gjet çelësi i përfaqësimit të Kosovës, sikur edhe ndërkombëtarët besonin në autoritetin e tij popullor. Por, Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ishte kalkuluar nga asnjëra palë për shkak të zërit të pakët që artikulonte dhe pikërisht ajo ndërtoi ralitetin, të cilit iu shtruan pastaj të gjithë vendorë e ndërkombëtarë. Edhe sot LPK mund të mos konsiderohet, dhe mungesa e zërit të saj sikur imponon gabimin e mosbesimit se ajo nuk mund të gjalloi këndej pari rajonit në paqen e saj, por presidenti të paktën (meqë ka trajektore të tillë organizative) besoj se e kupton nevojën e gjenratës së re për të prodhuar zhvillime kur ato e thërrasin. Ndaj duhet të kuptohet drejtë se marrëveshja do ketë rol të madh për zhvillimet pas saj.

Dilema asociacion apo shkëmbim territoresh për Kosovën do të ishte fataliteti me dy kanxhela. Zgjidh e merr ku do ulesh.

Të gjithë do donim të dinim se çfarë ka ndodhur mes presidentëve Thaqi-Vuçiq në bisedimet Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë e deri në Itali! Çfarë është biseduar e çfarë është rënë dakord dhe çfarë ka mbetur për t’u harmonizuar rrugës.

Për sa mund të lexohet mes rreshtave nga takimet e Vuçiqit me Lavrovin në Beograd dhe Putinin në Rusi mund të hipotezojmë se Serbia nuk është ajo e 1999-tës e gabimeve të Rambujesë. Tani kemi të bëjmë me një Serbi ndryshe dhe me një pranim të faktit nga ajo se përshtatja me faktorin ndërkombëtar sjell më shumë përfitime se sa qëndrimi i ngurtë. Kjo vërehet edhe nga ngulmimet e saj për të kërkuar zgjidhje duke kërkuar hise shfajësimi e pranueshmërie në Serbi për pranimin e Kosovës.

Kosova, për aq sa ne dimë, nuk ka shtruar ndonjëherë kërkesa apo ide se çfarë do ta bënte atë të shkonte tutje. Temat e Kosovës janë nga  e drejta historike tek e drejta faktike e deri te dhimbja nga gjenocidi serb, dhe asnjërën nga këto (sikur duket) faktori ynë nuk i ka përdorur qoftë as si mjete e lëre më si argumete.

Lejimi i Serbisë për ta bombarduar opinionin ndërkombëtar me serbët kolon të mbetur në Kosovë (një dyzinë syresh), dhe mos shtrimi i rrezikut të egzistencës biologjike të Sangjakut dhe Luginës nëse mbeten nën Serbi është më shumë se sa vetëm faj. Me Serbinë duhet të luftohet edhe në bisedime e jo të mirëkuptohet. Eksterritorialitetet për Kishat, të cilat u bënë realitet i çuditshëm, Kosova duhet të gjej zgjidhjen se si t’i zhbëjë. Territoret e shpopulluara jo vetëm deri në Nish por edhe sipër tij ruajnë shumë histori shqiptare. Pse ato të mos jenë eksterritorialitete shqiptare! Territoret e banuara me shqiptar si Sangjaku dhe Lugina pse të mos kenë status autonom apo dhe vende të rezervuara në parlamentin serb dhe veto kushtetuese të dy të tretave shqiptare sikur kanë serbët në Kosovë.

Indiferenca ndaj Serbisë është e dëmshme dhe çon në gabime. Aq më shumë tani, kur marrëveshja duket se është kapur për fyti dhe po na servohet me forcën e diplomacisë ndërkombëtare.

Kosova nuk është sot apo këto 20 vite në tavolinë të interesave amerikane vetëm pse ne e kmei shtyrë luftën çlirimtare. Ajo ishte aty edhe në vitet e ’60-ta kur Kenedi ia tha Hrushçovit troq se Shqipëria nuk prekej, ishte aty edhe kur Niksoni ia kërkoi Titos statusin përbërës të federatës, ishte aty edhe kur Bushi plaku vuri vijën e kuqe, ishte aty e përtej edhe kur Clinton e mendonte Nishin si ndaljen e msymjes tokësore të çlirimit të Kosovës. Ujërat janë të kthjellta sa ska më, dhe prsidenti Thaqi nuk ka pse hamendet të shoh fundin e lumit dhe të mos i përdorë argumentat e bollshëm që kemi.

Kohëthurja e çështjes shqiptare në mardhënjet shqiptaro-serbe është përgjegjësi e së sotmes sonë përfaqësuese dhe është mirë të mbetet kështu që të mos bëhet ushqim gjaku i gjeneratave. 27 qershori edhe mund të mos jetë fundi i një vendimarrjeje që do çonte në një marrëveshje, por gjithsesi ai do jetë kompasi i zhvillimeve shqiptaro-serbe të cilat po i presin me kapakun e tiganit tandemi Makron-Merkel.

Të gjithë do pyesin një ditë: Ku ishte Edi Rama?

Edhe ne do hamendësojmë sikur tjerët pyetës: Ai ishte në zakonin e tij. Është piktor, po ëndërronte një peisazh. E bëri Kosova vet, jo edhe ai! Perdja do bjerë për të paktën derisa vendi të ketë lider tjerë!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …