Brickos

MSc. Adem Lushaj: Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi, “kërcënojnë” Shpresa Loshajn!

MSc. Adem Lushaj: Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi, “kërcënojnë” Shpresa Loshajn!

Një kërkesë e Organizatës Joqeveritare “Pishtarët”, të përfaqësuar nga znj. Shpresa Loshaj, ishte drejtuar kah Organizatat Joqeveritare të Kosovës, që të vihen në përkrahje të saj, për kërkim të ligjshmërisë së hidrocentraleve në Deçan. Mirëpo, një kërkesë e tillë, i paska nxitur avokatët Arianit Koci dhe avokatin Granit Vokshi, si të autorizuar të Kelkos Energy, që ti drejtohen me një shkresë “kërcënuese” për zonjën Loshaj, sipas të cilëve, Loshaj paska “zhvilluar fushatë shpifëse ndaj Kelkos Energy”. Këta dy avokat, në vend se të vihen në mbrojtje të resursit natyror Lumbardhit të Deçanit dhe ligjshmërisë, paskan vendos që ta padisin Loshaj për “shpifje”. Pos kësaj, këta dy avokat, paskan kërcënuar edhe organizata tjera joqeveritare, në rast që shpërndajnë këto “shpifje të Loshaj”!

Bazuar në këtë, i porosis këta dy avokat, që të ngrisin padi ndaj meje, ngase kam përkrahur këtë kërkesë të zonjës Loshaj dhe do “shpifi” kundër shkatërrimit të Grykës së Deçanit, këtë rast edhe të Lumbardhit, shkatërrim i bërë nga Kelkos Energy apo kushdo që qëndron prapa ndërtimit të hidrocentraleve në Deçan!

 Në letrën e dërguar nga avokatët Koci dhe Vokshi, përmes emailit thuhet:

“E nderuara znj. Loshaj!

Ne, Arianit Koci dhe Granit Vokshi, avokatë në Prishtinë, ju drejtohemi në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të Kelkos Energy.

Kohët e fundit, Kelkos Energy ka qenë dëshmitar i një fushate shpifëse nga ana juaj, si themeluese e Organizatës Joqeveritare “Pishtarët”. Prandaj, në emër dhe llogari të Kelkos Energy, kemi parashtruar padinë Nr. C-380/20 para Gjykatës Themelore në Pejë – Dega e Deçanit, për këto deklarata shpifëse – për çka do të njoftoheni sipas legjislacionit në fuqi.

Me emailin tuaj – të bashkëngjitur më poshtë – drejtuar një numri të anëtarëve të Shoqërisë Civile të Kosovës, ju vazhdoni të përsërisni akuza të pavërteta dhe shpifje ndaj klientëve tanë publikisht. Këto deklarata përmbajnë një fjalor të ashpër, duke implikuar sjellje të gabuara dhe të llojit kriminal të klientëve tanë – e që nga ana jonë kundërshtohet ashpër.

Me anë të kësaj shkrese, kërkojmë nga ju, që deri të premten, me datë 26 qershor 2020, më së voni në ora 20:00, të tërhiqni të gjitha shpifjet tuaja më poshtë dhe akuzat e rreme kundër klientëve tanë, drejtuar të gjithë të adresuarve të emailit tuaj më poshtë, me shkrim. Nëse dështoni ta bëni këtë, procesi gjyqësor ekzistues do të zgjerohet menjëherë, për të përfshirë pretendimet e lartpërmendura të dërguara në Ministrinë Federale Austriake për çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Ambasadën Austriake në Kosovë dhe anëtarët e Shoqërisë Civile të Kosovës.

Kelkos Energy do të mbajë të njëjtën qasje ligjore ndaj secilit individ që shpërndan informacion me përmbajtje të rreme – me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj si ndërmarrje.

Prandaj, nga ju kërkohet që të ndërpritni prirjet tuaja shpifëse dhe t’i kërkoni falje Kelkos Energy në një deklaratë me shkrim, për shkaktimin e dëmeve të pariparueshme të reputacionit të saj. Përndryshe, klienti ynë do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të ruajtur statusin e tij si një investitor i respektuar dhe një kontribuues i shkëlqyeshëm për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Faleminderit për mirëkuptim,

 Me respekt,

Arianit Koci dhe Granit Vokshi, avokatë”

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …