OIK kërkon marrjen e masave dhe rritjen e infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në të gjitha nivelet

OIK kërkon marrjen e masave dhe rritjen e infermierëve dhe profesionistëve tjerë në të gjitha nivelet

Këshilli Nacional Këshillëdhënës i Odës së Infermierëve në takimin e dytë të radhës ku temë diskutimi ishte gjendja aktuale në vend, unanimisht vendosën që t’i bëhet thirrje kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë, dhe të gjitha institucioneve të nivelit lokal që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë në vend. Po ashtu u kërkua nga Institucionet Shëndetësore që furnizimi me materiale mbrojtëse të bëhet në forma të rregullta për të ruajtur shëndetin e të gjithë të punësuarve në sektorin e Shëndetësisë. Temë diskutimi në këtë takim sipas komunikatës ishte edhe ligji për infermieri, dhe u vendos që të formohet grupi punues për draftimin e këtij ligji, propozim i cili i është drejtuar Këshillit Drejtues të OIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …