Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Serbia ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetaj për periudhën qershor-korrik të vitit 1999

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj. Kështu ka konfirmuar vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj. “Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq. “Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj. Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …