Ndahet nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Bashkim Isufi nga Klina e Poshtme e Skenderajt

Ndahet nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Bashkim Isufi nga Klina e Poshtme e Skenderajt

Është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Bashkim Isufi nga Klina e Poshtme e Skenderajt. Ai ka qenë luftëtarë në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi bashkëluftëtari i tij Shekip Fazliu. “Të përshkruash sakrificat e bashkëluftëtarëve është nder, por vështirë qenka ta pranosh lajmin e hidhur për ndarjen fizike të shokut Bashkim Isufi, me të cilin bashkë-rrugëtuam drejt shtigjeve të Lirisë. Bashkimi ishte njëri ndër ushtarët që me kohë ju përgjigj mobilizimit të formacioneve ushtarake të UÇK-se, duke u angazhuar në Kompaninë e III-të,në Batalionin e IV-të të Brigadës 114 ,,Fehmi Lladrovci “. Ishte familjar i mirë,i dashur dhe besnik për të gjithë shokët dhe rrethin ku jetoi. Bashkimi jetoi me nder,vendit i dha shumë, por aq sa jetoi i mjaftoi vetëm ajri i Lirisë. Varrimi i shokut tonë bëhet me datën 02.07.2020 në orën 14:00 tek varrezat e fshatit Klinë e Poshtme”, ka shkruar Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …