Bashkësia e  bizneseve dhe qytetarët kërkojnë shtyrjen e kësteve të kredisë

Bashkësia e  bizneseve dhe qytetarët po kërkojnë shtyrjen e kësteve të kredisë edhe për tre muaj të tjerë. Duke folur për këtë kërkesë, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi i ka deklaruar “Kosovapressit” se shtyrja e kësteve për kredi është e domosdoshme për bizneset, sepse sipas tij, kompanitë dhe qytetarët do të kenë vështirësi t’i paguajnë normat e interesit dhe këstet në këtë kohë pandemie. Interesin për këtë shtyrje ta merr përsipër shteti dhe të mos i alokohet biznesit dhe qytetarëve, sepse me fillimin e pagesës bizneset dhe qytetarët do të kenë vështirësi shumë të mëdha të pagesës së kredive. Do të jetë një ngarkesë për biznesin si dhe do të rrezikohet edhe falimentimi i bizneseve dhe rritja e papunësisë, ka paralajmëruar kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …