leoni

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AME-së priti në takim pune zëvendëskomandantin e KFOR-it

Në Selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Shefki ABDULLAHU priti në takim pune Zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneralin Laurent MICHAUD, ku në ambient mirëkuptimi, të dy homologët këmbyen njoftime lidhur me situatën e krijuar nga Pandemia COVID-19, bashkëveprimin dhe koordinimin e mbështetjes dhe përkrahjes për qytetarët e Kosovës. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe përpjekja për te rifilluar planifikimin e ushtrimit ,,Shpata e Argjendtë”, ushtrim ky i cili ne koordinim me institucionet e sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in zbatohet nga më shumë se një dekadë. Ne emër të AME-së Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm e njoftoi homologun për përpjekjet që bën Agjencia e Menaxhimit Emergjent në të gjitha nivelet e menaxhimit me Pandeminë COVID-19, po ashtu edhe gatishmërinë për të dhënë kontributin e çmuar në përgatitjen e Ushtrimit ,,Shpata e Argjendtë” e për te cilën u pajtuan edhe bazuar në rekomandimet e grupit planifikues, se ai do te zbatohet ne Shtatorë të vitit 2021, ndërsa me planifikim do fillojë edhe nga Tetori i këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …