Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme që u mbajt kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë. Në këtë protestë ishte edhe një person i cili në veshjen e tij mbante edhe simbole të UÇK-së. Haradinaj ka thënë se simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë dhe as t’i keqpërdorë as pro e as kundër për agjenda fetare. “Rasti i sotëm dhe disa raste tjera në protesta apo manifestime tjera janë shkelje flagrante e simboleve dhe vlerave që përfaqëson UÇK-ja. UÇK-ja ishte institucion më mision kombëtar si rrjedhojë ishte mbi religjionin dhe bindjeve politike. Për UÇK-në Kombi është NJË pa segregime religjoze. Të vetmet tubime apo protesta që i fton OVL-UÇK kanë legjitimitetin të përdorin simbolet e UÇK-së, sepse këto ngërthejnë në vete protesta jopartiake dhe joreligjioze”, ka shkruar,  Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Serbja që dyshohet për spiunazh për Listën Srpska, arrestohet së bashku me të dashurin, pilotin kroat

Mediumi kroat “index.hr” ka shkruar sot se autoritetet kroate kanë arrestuar një pilot kroat J.I …