Më Shqipëri ka nisur sot vaksinimi masiv dhe i hapur kundër virusit korona për moshën mbi 18 vjeç

Shqipëria radhitet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vdekjeve, në raport me numrin e popullsisë

Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT. Me 744 vdekje për 100 mijë banorë për vitin 2017, Shqipëria renditet me vdekshmërinë më të ulët nga shtetet e Europës (mungojnë të dhënat për Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën) dhe gati sa gjysma e shtetit me vdekje më të larta në Europë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, me 1,631 vdekje për 100,000 banorë, Bullgaria kishte nivelin më të lartë të vdekjeve në BE në 2017. Ajo u pasua nga Rumania (1,488), Letonia (1,485), Hungaria (1,470) dhe Lituania (1,418). Në fund të listës, renditen Zvicra dhe Spanja, me përkatësisht 824 dhe 844 vdekje për 100 mijë banorë. Nga shtetet e rajonit, Serbia renditet e dyta në Europë, për nga niveli i lartë i vdekjeve, me 1,611 vdekje për 100 mijë banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …