Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme që u mbajt kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë. Në këtë protestë ishte edhe një person i cili në veshjen e tij mbante edhe simbole të UÇK-së. Haradinaj ka thënë se simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë dhe as t’i keqpërdorë as pro e as kundër për agjenda fetare. “Rasti i sotëm dhe disa raste tjera në protesta apo manifestime tjera janë shkelje flagrante e simboleve dhe vlerave që përfaqëson UÇK-ja. UÇK-ja ishte institucion më mision kombëtar si rrjedhojë ishte mbi religjionin dhe bindjeve politike. Për UÇK-në Kombi është NJË pa segregime religjoze. Të vetmet tubime apo protesta që i fton OVL-UÇK kanë legjitimitetin të përdorin simbolet e UÇK-së, sepse këto ngërthejnë në vete protesta jopartiake dhe joreligjioze”, ka shkruar,  Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …