Policia e Kosovës nderon veprën heroike të policit Enver Zymberi

Policia e Kosovës nderon veprën heroike të policit Enver Zymberi. Në nderim të kujtimit të veprës së tij, Policia e Kosovës do të organizojë ceremoninë e nderimit dhe homazheve pranë lapidarit të heroit, Enver Zymberi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Ceremonia e nderimit dhe homazheve do të mbahet në objektin e Administratës së re të Policisë së Kosovës duke filluar në ora ‪10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …