Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka alarmuar se 40 mijë persona mund të mbesin pa punë pasi kompanitë s’po punojnë me kapacitete të plota. Ai ka sqaruar më tutje se mbi 50% e kompanive të Kosovës nuk po punojnë me kapacitet të plotë sepse këtë nuk po ua mundëson në një far forme zhvillimi ekonomik i këtyre bizneseve dhe ne e kemi përsërit dhe frikohemi se deri në fund të këtij muaji dhe fillim muajit tjetër do të humbin mbi 40 mijë vende të punës. Një pjesë e madhe vendin e punës po e humbin edhe për shkak të neglizhencës të kërkesave së pronarëve të kompanive dhe punëtorëve të sektorit privat. Pronarët e kompanive tash janë kërcënuar sidomos të sindikatës dhe punëtorëve se nuk do të kanë mundësinë e pagesës të qind për qind dhe ata deri më tash një pjesë bukur të madhe këto kompani po i paguajnë punëtorët me 50% duke u nisur nga ajo që thonë ata se punojnë vetëm me 50% të kapaciteteve, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi gjatë intervistës për Ekonomia Online.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …