Thaçi: Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës

Autoritet më të larta të vendit kanë bërë homazhe sot dhe kanë përkujtuar heroin, Enver Zymberi. Duke folur për kontributin e tij, kryetari, Hashim Thaçi ka theksuar se Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Ai shtoi më tutje se sot bëjmë nderimin më të lartë shtetërorë për heroin e kombit Enver Zymberi, i cili dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, 25 korriku i vitit 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës, ku njësitë tona speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin kushtetues dhe ligjorë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit për të vu në kontroll gjithë territorin e shtetit tonë, andaj sot të gjithë jemi të bashkuar për të kujtuar këtë veprim kushtetues e ligjorë. Edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në homazhet për heroin Enver Zymberi, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. “. I jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë ocerëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre. I përgëzoj për këtë dhe jam mirënjohës gjithmonë”, theksoi në mes tjerash kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …