Qeveria e Kosovës do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët nëpër komuna

Qeveria e Kosovës do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët nëpër komuna

Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Kjo u bë e ditur nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. “Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai. Ndërsa zëvëndes kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse. “Kanë ardhë gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …