Sot shënohet 19-vjetori i rënies heroike të Komandantit, Tahir Sinani dhe katër bashkëluftëtarëve të tij

Sot shënohet 19-vjetori i rënies heroike të Komandantit, Tahir Sinani dhe katër bashkëluftëtarëve të tij

Më 29 korrik të vitit 2001, në rajonin e Malësisë së Gostivarit, ku kishte filluar zgjerimi i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  ka rënë  Komandanti i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi,  pjesëmarrës në katër luftëra çlirimtare, në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe në Maqedoni, pastaj profesoresha, Hyrë Emini,  luftëtare  e tri luftërave çlirimtare, po ashtu edhe luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Brahim Ademi dhe luftëtari nga Gostivari, Hisa Fazliu. Pavarësisht kushteve të pandemisë, disa nga luftëtarët e Tahir Sinanit kanë përkujtuar heroin e kombit dhe bashkëluftëtarët e tyre me aktivitete tematike e përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama: Përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në BE” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes …