Kryetari Haliti zhvilloj disa takime të rëndësishme

Vetëm në orët e paradites Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar tri takime të ndryshme. Në takimin e parë ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Drejtorët e Drejtorive dhe Famullitari i Letnicës, Dom Marjani dhe është biseduar lidhur me Festën “Zoja e Letnicës” dhe respektimit të masave të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në këtë kohë të pandemisë. Ndërkaq në takimin e dytë është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) dhe është shqyrtuar gjendja e pandemisë në këtë komunë dhe masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19. Ndërkaq më pas është zhvilluar takimi i Këshillit të Drejtorëve në të cilën është biseduar për punën në drejtoritë e ndryshme dhe planet në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …