OVL-UÇK

OVL-UÇK e dorëzon sot në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja. Kjo organizatë në vazhdimësi ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, derisa kjo nismë e tyre vjen pas zhvillimeve të fundit dhe njoftimit të Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …