2000 mjekë aplikojnë në konkursin e specializimeve të shpallur se fundi nga Ministria e Shëndetësisë

2000 mjekë aplikojnë në konkursin e specializimeve të shpallur se fundi nga Ministria e Shëndetësisë

Rreth 2000 mjekë kanë aplikuar në konkursin e specializimeve të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu bëri të ditur sot Ministri Armend Zemaj në një konferencë për media. Sipas të dhënave nga Sekretaria e Bordit për Shkollim Specialistik, në këtë konkurs kanë aplikuar, kanë aplikuar rreth 2000 kandidatë, për të tre nivelet e Kujdesit Shëndetësor: Për Kujdesin parësor Shëndetësor, të financuar nga komunat QKMF (Mjekësi familjare, biokimi klinike dhe ku ka maternitete, pediatër dhe gjinekolog); Për Kujdes Dytësor dhe Tretësor (Spitale të Përgjithshme dhe QKUK-profilet e tjera të specializimeve, sipas nevojave të institucioneve) dhe, për Stomatologji, janë 250 vende me vetëfinancim.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …