Ministri Zemaj: Nga java tjetër do të rriten kapacitetet për të kryer teste për Covid-19

Ministri Zemaj: Nga java tjetër do të rriten kapacitetet për të kryer teste për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para komisionit për Shëndetësi. Gjatë raportimit të tij, Ministri Zemaj tha se gjendja aktualisht është nën kontroll. Por, sipas tij vazhdon të mbetët shqetësuese numri i madh vdekjeve në të gjitha nivelet. “Ajo çka është shqetësuese është vdekshmëria në të gjitha nivelet”, tha ai. Ministri bëri të ditur se nga java tjetër do të rriten edhe kapacitetet për të kryer teste për Covid-19. “Ne kemi kapacitete të limituara të mjekëve dhe infermierëve. Kemi filluar me fazën e angazhim të 200 infermierëve dhe 350 të tjerë. Nga java tjetër do zgjerohemi në kapacitete testuese”, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …