BE i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

BE e konsideron SHBA-në si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thotë se ndajnë qëllimet e njëjta në rajon. Kështu ka reaguar BE-ja ndaj njoftimit për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, të thirrur për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Në BE thonë se “kanë marrë në dijeni këtë njoftim” duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur. Zëdhënësja e BE-së rikujtoi se rruga drejt bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Burimet e BE-së pohojnë se nga vjeshta presin një rritje të dinamikës së procesit të dialogut dhe synojnë që takimet e liderëve të zhvillohen dy herë në muaj, ndërsa delegacionet e ekspertëve të takohen çdo javë.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …