Ka vdekur veprimtari i mirënjohur, Rexhë Mehmet Krasniqi

Ka vdekur veprimtari i mirënjohur, Rexhë Mehmet Krasniqi

Në moshën 66-vjeçare  ka vdekur, Rexhë Mehmet  Krasniqi. Ai ishte veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, qydh prej viteve të 90-të,  njëri  nga themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, luftëtar i lirisë  dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion ishte inxhinier i diplomuar i teknologjisë.  Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit. Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij,  në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës,  sot  në orën 16.00.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …