leoni

Shtatë të shëruar sot dhe regjistrohen dy raste të reja me covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Këto të dhëna janë bërë të ditura në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 35 raste, ndërsa dy rastet e regjistruara sot vijnë nga fshatrat Marali dhe Dragobil. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 181 persona, 133 prej tyre janë shëruar plotësisht, 13 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa aktiv mbesin 35 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Le të mobilizohemi për fitoren që na pret

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka ftuar …