Edi Rama

Këshilli Europian ka mbështetur propozimin e Edi Ramës, kryetar i OSBE-së, për dialogun në Bjellorusi

Këshilli Europian ka mbështetur propozimin e Edi Ramës, si kryetar i OSBE-së, për dialog në Bjellorusi, pas situatës së krijuar atje. Me anë të disa konkluzioneve zyrtare të bërë publike, BE-ja  njoftoi  se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Bjellorusi më 9 gusht. Ajo ofron ndihmë për të zgjidhur situatën e tensionuar atje pas zgjedhjeve të 9 gushtit. Kujtojmë se zgjedhjet nuk pranohen nga opozita dhe organizatat ndërkombëtare, pasi cilësohen si të manipuluara, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë protestash. Në pikën 8 të vendimit të miratuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli shpreh mbështetje për iniciativën e kryetarit te OSBE, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet në pikën 8 të vendimit. Sipas anëtarëve të Këshillit zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të drejta, prandaj nuk i njohim rezultatet.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja dhe AAK-ja i kanë ruajtur komunat ku kanë qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Opozita paralajmëron rrugën dhe protestat: “Nuk mjaftojnë më institucionet”

Përplasja politike për konstituimin e Kuvendit po merr përmasa të reja, duke rrezikuar të bartet …