Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth takimit të paralajmëruar të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth takimit të paralajmëruar të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, me ndërmjetësimin e Uashingtonit zyrtar. Ai ka bërë me dije se pas dështimit të takimit të korrikut në Shtëpinë e Bardhë, në vazhdimësi ka pasur komunikime për mbajtjen e një takimi tjetër. Hoti tha se agjenda e takimit do të jetë ana ekonomike, ku do të diskutohen projekte në vlerë qindra miliona euro. Duke folur rreth paralajmërimeve të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, se në Uashington do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Hoti ka hedhur poshtë një gjë të tillë. “Kurti e ka komplet gabim. Ai historikisht ka qenë në anën e gabuar, duke përfshirë Rambujenë, shpalljen e pavarësisë”, ka saktësuat, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …