Hoti

Kryeministri Hoti: Jemi të gatshëm për marrëveshje, por e vetmja zgjidhje është njohja me garanci ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk varet vetëm nga njëra palë. Hoti ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme në marrëveshjen finale. “Nuk do të ketë diskutime për ndërrim kufijsh. Jemi të gatshëm për marrëveshje, por e vetmja zgjidhje është njohja me garanci ndërkombëtare”, është shpreh Hoti. Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e mos pajtimeve brenda delegacionit të Kosovës lidhur me formatin e bisedimeve dhe temat që do të diskutohen, teksa ka shtuar se bisedimet në Uashington, sipas tij nuk dihet se sa do të zgjasin, pasi kjo nuk varet prej tyre. Hoti ka folur edhe për takimin e 7 shtatorit në Bruksel, si pjesë e vazhdimit të procesit të dialogut, e për të cilin tha se do të jetë i bazuar në zotimet e marra nga kancelarja Angela Merkel dhe kryetari Marcon në samitin e Parisit për njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …