Mbi dy vjet e gjysmë kanë kaluar që kur Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje ndërkombëtare si shtet i pavarur

Mbi dy vjet e gjysmë kanë kaluar që kur Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje ndërkombëtare

Kosova mbi dy vjet e gjysmë pa asnjë njohje ndërkombëtare, Kosova ka kaluar nëpër periudhën më të errët sa i përket njohjeve ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Në muajin që shkoi janë bërë dy vjet e gjysmë prej kur Republika e Kosovës ka pranuar njohjen e fundit ndërkombëtare. Ka qenë Barbadosi që i fundit, më 15.02.2018, ka njohur mëvetësinë e Kosovës. Që atëherë në këtë drejtim nuk është shënuar asnjë rezultat, ndonëse Qeverinë e Kosovës e kanë drejtuar tre kryeministra: Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe tash Avdullah Hoti. Megjithatë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se promovimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare mbetet prioritet i pandryshuar që nga viti 2008. Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla thuhet se ka shtuar përpjekjet për të vendosur marrëdhënie bilaterale formale me të gjitha vendet njohëse.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …