Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Gjykata Speciale “godet” edhe kreun komandues të UÇK-TMK-FSK-së, gjeneralin, Agim Çeku

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Komandanti i TMK-së, ish kryeministër i Kosovës, një kohë ministër i FSK-së, gjenerali, Agim Çeku është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës  Speciale, në Hagë.  Lajmin e ka konfirmuar vet, gjeneral, Agim  Çeku i cili ka bërë të ditur se në Hagë do të udhëtojë më 28 shtator. “Kam marrë ftesë në cilësinë e të dyshuarit. Do të paraqitem më 28 shtator”, ka thënë ai. Ftesa drejtuar gjeneral, Agim Çekut nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, vërteton më së mirë se qëllimi kryesor i saj nuk janë “individët e UÇK-së”, sikur thuhet me përbuzje, por vertebra e saj,  kreu komandues i saj, kreu i cili korri fitore me ndihmën e NATO-s dhe çliroi Kosovën nga robëria fashiste serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …