Kosova mbi dy vjet e gjysmë pa asnjë njohje ndërkombëtare, Kosova ka kaluar nëpër periudhën më të errët sa i përket njohjeve ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Në muajin që shkoi janë bërë dy vjet e gjysmë prej kur Republika e Kosovës ka pranuar njohjen e fundit ndërkombëtare. Ka qenë Barbadosi që i fundit, më 15.02.2018, ka njohur mëvetësinë e Kosovës. Që atëherë në këtë drejtim nuk është shënuar asnjë rezultat, ndonëse Qeverinë e Kosovës e kanë drejtuar tre kryeministra: Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe tash Avdullah Hoti. Megjithatë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se promovimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare mbetet prioritet i pandryshuar që nga viti 2008. Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla thuhet se ka shtuar përpjekjet për të vendosur marrëdhënie bilaterale formale me të gjitha vendet njohëse.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …