Zbulohet pllaka e UÇK-së në shtëpinë e Rexhep Krasniqit, babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi

Zbulohet pllaka e UÇK-së në shtëpinë e Rexhep Krasniqit, babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës në shtëpinë e babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi i cili ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së, por edhe ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së,  “Adrian Krasniqi ishte shembulli tipik i shqiptarit. Student e luftëtar. I dashur dhe i guximshëm. Hero e Gjeneral. Sot në Pejë zbuluam pllakën në shtëpinë e babait të tij Rexhepit, shtëpi që Adriani e kishte shndërruar në bazë për veprimet në dobi të rezistencës për liri”, kështu ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …