leoni

Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach të Gjermanisë e miraton kërkesën për hapjen e shkollës shqipe

Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach të Gjermanisë e miraton kërkesën për hapjen e shkollës shqipe

Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach të Gjermanisë e ka aprovuar kërkesën për hapjen e shkollës shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur veprimtari Shaip Ademaj përmes një postimi në rrjetin social. “Sapo morëm një lajm të mirë për hapjen e shkollës shqipe, në këtë ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në Offenbach dhe rrethinë. Ditë më parë në një takim pune me konsullatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, znj. Fatmire Musliu, ku qëllimi i takimit ishte mundësia për hapjen e shkollës Shqipe në Offenbach. Sot, morëm një lajm shumë të mirë nga Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach, të cilin po e ndajmë me ju, sepse është miratuar kërkesa jonë. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë! Faleminderit shumë znj. Fatmire Musliu për kontributin e dhënë, falënderime për udhëheqësit dhe anëtarët e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, e në veçanti për kontributin e dhënë z. Naim Podvorica, z. Bujar Dërguti, z. Naim Gashi etj”, ka shkruar Shaip Ademaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …