Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive. “Le të mbahet mbledhja përbashkët e qeverive! Mbledhja e dy qeverive, të Shqipërisë dhe e Kosovës, në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator”, ka shkruar Selimi. Ai ka shtuar se më 28 shtator e presin në Kuvend që të raportojë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …