Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Armend Zemaj është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, ligj ky që ekziston tash e 6 vite. Disa nene të tij është dashur të amendamentohen që nga viti 2016. Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk kishte arritur ta dërgojë atë në Kuvend, pasi që ishte rrëzuar qeveria, njëjtë kishte ndodhur edhe me qeverisjen e kaluar. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se janë duke e bërë plotësim-ndryshimin e këtij ligji. Por nuk kanë treguar qartë se kur do të përfundohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …