Brickos

Selimi diskuton me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Frank Power në lidhje me ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Selimi diskuton me shefin e Zyrës së KE-së, Frank Power për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtarë të KiE-së, të cilët i ka informuar në lidhje me ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga grupi punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe vettingun. Ministri Selimi nga zyrtarët e KiE, u informua për tri projekte kyçe të Këshillit të Evropës në Kosovë, respektivisht Projektin kundër Krimit Ekonomik PECK III, Përforcimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II VAW, si dhe për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ II. Veçanërisht është diskutuar për njërin nga projektet e KiE-së me Ministrinë e Drejtësisë, për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë sipas metodologjisë së CEPEJ-it, rezultatet e së cilës analizë dhe të dhënat e grumbulluara kanë shërbyer gjithashtu edhe në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe më pas në procesin e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimit e Ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …