Thaçi: Masakra e Abrisë është një prej 400 masakrave të Serbisë ndaj shqiptareve, që ende askush nuk është dënuar

Thaçi: Masakra e Abrisë është një prej 400 masakrave të Serbisë ndaj shqiptareve, që ende askush nuk është dënuar

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu. Ai ka thënë se kjo është një nga 400 e kryera nga Serbia për të cilat ende nuk është dënuar askush. “Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …