Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni viziton kadetët e FSK-së që studiojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni viziton kadetët e FSK-së që studiojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të vizitës zyrtare katërditore në Republikën e Turqisë me ftesë të homologut të tij, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, sot ka realizuar vizitën në Akademinë Ushtarake Turke ku është pritur nga dekani i saj, prof. dr. Gultekin Yildiz dhe komandanti i Regjimentit Studentor të Akademisë, gjeneral brigade Gultekin Yarali. Gjatë takimit, ministrin Quni, nikoqirët e njoftuan me strukturën organizative, sistemin arsimor, misionin, kapacitet akademike, qëllimin dhe detyrat kryesore të akademisë. Gjithashtu, ata e njoftuan edhe me të arriturat e kadetëve të FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë akademi.

Nga ana e tij, ministri Quni, nikoqirët i përgëzoi për të arriturat e akademisë ushtarake turke duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për përkushtimin e tyre edhe në aftësimin sa më cilësor profesional e akademik të kadetëve tanë të cilët studiojnë aktualisht në këtë akademi. Pas takimit me lidershipin e akademisë, ministri Quni realizoi takimin me kadetët e FSK-së që studiojnë në këtë akademi. Nga ta, ai u njoftua me rezultatet e tyre, kushtet e studimeve, sfidat si dhe preokupimet e tyre. Me këtë rast, ministri Quni përgëzoi kadetët tanë për sukseset e arritura dhe vendosmërinë e përkushtimin e tyre për të arritur rezultate sa më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …