A. Hoti: Qeveria të kujdeset për realizimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot raporton në Kuvendin e Kosovës për 100 ditëshin e qeverisjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Hoti është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare për qasjen e tij karshi disa proceseve të rëndësishme në vendin tonë, përfshirë dialogun. Koalicioni qeverisës ndërkaq tanimë ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës, nga ku janë shtuar zërat që kërkojnë zgjedhje në taborin e opozitës, të cilët edhe kanë iniciuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …