Kryetari Suma vizitoi Njësinë Tango 2 të Kompanisë se Deminimit te FSK-së

Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar edhe nga nënkryetari Mallzum Qajani vizituan Njesinë Tango 2 të Kompanisë së Deminimit të FSK-së e cila aktualisht është duke realizuar aktivitete në Komunën e Hanit të Elezit. Gjatë qëndrimit me pjesëtarët e kësaj njësie ata e informuan kryetarin Suma se Njesia Tango 2 e Kompanisë së Deminimit të FSK-së është duke zhvilluar operacionet e deminimit në Komunën e Hanit të Elezit përkatësisht në zonën kadastrale të fshatit Seqishtë, kryesisht në vendin e quajtur “Vorba”. Ata thanë se ky operacioni këtë vit ka filluar me 18 Maj 2020 me pak vonesë për shkak të Pandemise Kovid-19. Kjo njësi operacionin është duke e realizuar në bashkëpunim dhe nën urdhërat e Shtabit Madhor si dhe në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Komunën e Hanit të Elezit, Policinë e Kosovës, Emergjencën si dhe Komunitetin e kësaj komune. Me këto pika të kontaktit të përmendura më lartë kemi pasur kontakte gjatë tërë kohës së zhvillimit te operacionit. Pjesëtarët nga Njesia Tango 2 thanë se nga fillimi i operacionit e deri më tani janë pastruar gjithsejtë 8250 metra katrore të sipërfaqes së tokës. Sipas tyre kushtet për zhvillimin e operacionit të pastrimit të zonave të dyshuara nga mjetet e pa shpërthyere kanë qenë të mira, siguria ka qenë në nivel, komunikimi- koordinimi me institucionet dhe komunitetin kanë qenë në rregull, dhe se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë problem.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …