Lahi Brahimaj: Adrian Krasniqi është vet sinonimi i sakrificës për lirinë e Kosovës

Lahi Brahimaj: Dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi është vet sinonimi i sakrificës për lirinë e Kosovës

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Lahi Brahimajm, në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Adrian Krasniqi, ka rikujtuar momentet e vështira të njohjes më të. Ai ka thënë se Adrian Krasniqi është vet sinonimi isakrifices për liri. “Ditët si 16 tetori, na e rikthejnë kujtesën, se sa e lavdishme ishte sakrifica e Heronjve për të vendosur themelet e lirisë. Adriani është vet sinonimi i kësaj sakrifice. U njohëm në ditë të vështira. Bashkudhëtuam gjatë. Kur ne në Jabllanicë u rrethuam, me 15 tetor 1997, Adriani me shokë u nis nga Açareva në drejtim të Kliçinës, për të kryer sulmin që ne ta kishim më të lehtë përballjen me armikun. Ai ishte dhe sulmi i fundit i tij. Por, emri i tij u nderua me shumë beteja deri në çlirimin e vendit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …