Brickos

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit dhe rinisjen e luftimeve në rajonin e Nagorni-Karabakut mbi të cilin kanë pretendime të dyja palët. Akuzat e ndërsjella vijnë pasi Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan në orët e vona të 17 tetorit se kanë arritur një marrëveshje të re të armëpushimit dhe Ministritë e Jashtme të të dyja shteteve postuan një deklaratë të njëjtë në ueb-faqet përkatëse për të njoftuar për arritjen e marrëveshjes. Por sot palët e përfshira në luftën e armatosur akuzojnë njëra tjetrën se pak kohë pas mesnate dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka pasur sulme me raketa, murtaja e armë të kalibrave të mëdhenj.  Nagorno Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por ky rajon kontrollohet nga armenët etnikë – që kanë mbështetjen e Jerevanit – që prej vitit 1994. Dhuna që ka shpërthyer së fundmi ka rritur frikën se mund të zgjerohet dhe në të mund të përfshihen edhe dy aleatët kryesorë të Azerbajxhanit, Turqia dhe Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …