leoni

Bashkësia Islame e Kosovës vendos rregulla për të hyrë në xhami pas rritjes drastike të numrit të infektuarve

BIK reagon kundër ambasadorit të Kosovës në Francë, i cili ka publikuar karikaturën e profetit, Muhamed

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili ka publikuar karikaturën e profetit Muhamed, duke e cilësuar si ofendim nga i cili duhet të distancohen Ministria e Jashtme. Sipas BIK-ut, në fillimin e muajit të datëlindjes së profetit Muhamed, kur mbarë bota islame ka filluar manifestimet për të përkujtuar, lexuar e studiuar biografinë e tij të ndritshme dhe mësimet e tij të shenjta, vjen publikimi i karikaturave që ofendojnë profetin, nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. BIK-u po ashtu, ka dënuar aktin kriminal ndaj mësuesit francez, i cili karikaturat i kishte prezantuar para nxënësve dhe për pasojë ishte mbytur nga një nxënës i tij. Bashkësia Islame në të njëjtën kohë angazhohet  që besimet ndër shqiptarë të mos të përdorën për urrejtje e mos durim, por për bashkëjetesë, njohje, respekt e dashuri.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …