Kryetari Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kryetari Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kryetari Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Sot është dita e Kombeve të Bashkuara, ku edhe shënohet 75 vjetori i themelimit të Organizatës, kurse, Thaçi ka thënë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sfida të reja është momenti që tani Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. “Roli i OKB-së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet e rëndësishme. Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …