Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale nesër do të fillojnë punën infermierët e rinj. Punën do të nisin infermierët e rinj, të cilët kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, e që punësuan me projektin e mbështetur nga Banka Botërore, për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kontributi i infermierëve të rinj është i mirëseardhur. Sipas tij, puna e bërë do të jetë treguesi më i mirë që infermierët e rinj e kanë merituar të jenë pjesë e sistemit shëndetësor.
Kontrolloni gjithashtu
DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …