Dy të shëruar dhe dy raste të reja me covid në Malishevë

Në Komunën e Malishevës, dy persona janë shëruar të cilët kanë qenë të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar dy raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara zyrtarisht në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rastet e reja janë shënuar në Bellanicë dhe Drenoc, ndërsa numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevë, janë 13 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: deri më tani janë regjistruar 274 persona të prekur me covid-19, prej tyre 237 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 13 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …