IKSHPK

IKSHPK: Si shkak i neglizhimit të masave të rekomanduara kemi numër rekord të rasteve të reja me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër pandemisë, me theks të veçantë në mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe distancës fizike. “Pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale”, thuhet në një postim të IKSHPK-së. Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar me koronavirusin e ri. IKShPK-ja thotë se ky është numër rekord dhe se rritja e numrit të rasteve, javën e fundit, është pasojë e neglizhimit të masave.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …