Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Populli që ia sollëm lirinë më shumë po i urren çlirimtarët sesa pushtuesit

Çlirimtarët nuk duhet të shndërrohen në kukuvajka vajtuese! E morën një çlirimtar  dhe të gjithë  vrap kush shkruan më së miri për të kush ka foto të përbashkëta t’i reklamoj e të jap vlerësime superlative duke e porositur të jetë krenar e faqebardhë ti mbroj vlerat e luftës e të tjera.Duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se këta të huajt që na erdhën në prag të lirisë!Kosovën e nxorën nga robëria por lirinë e morën për veti, tani po mundohen dinjitetin dhe humbjen të ia  kthejnë Serbisë dhe spiunëve të saj. Ndërsa çlirimtaret përbalten, poshtërohen, dhunohen dhe apriori trajtohen si kriminelë.

Duke u gjendur në këtë situatë që lidershipi dhe parlamenti na e krijuan para pesë viteve, luftëtarët duhet të nxjerrin përfundime se a mund të  mos dorëzohen dhe a mund të gjendet aleat për ta zhbërë këtë gjykatë? A janë  shteruar të gjitha mundësitë!Populli që ia sollëm lirinë më shumë po i urren çlirimtarët sesa pushtuesit,shtrohet pyetja a kanë pasur nevojë për çlirim?! Çdo ditë nëpër media analistë e gazetarë spiun e zagar kërkojnë  kokat e çlirimtarëve!

Pse s’po e marrin këtë e kur po e marrin at shkofshin e mos u kthefshin, shfryn ndaj luftëtarëve të lirisë! Koha e të njerëzve të ligë, spiunëve e matrapazëve,njerëzve anti-kombëtar e tradhtarëve!!! Këta që i merr (gjykata speciale)nuk i merr në pushkatim,edhe nëse ndokush dënohet nuk është fundi i botës, në të llogarit se është rob lufte! Në të mendon se qenka vazhdimësi e luftës njëherë për lirinë e popullit tani për lirinë e tij. Po edhe me marr dënim kapital duhet ta kuptosh se  po flijohesh për liri. Vet jemi përcaktuar në këtë rrugë duke e dhënë betimin.

Prandaj duhet të sillemi me dinjitet para këtyre kidnapimeve, dhunimeve nga këto ekspedita të llojit shovinist,me nji fodullëk e paradë brutale e ndëshkuese! Të gjitha do të kalojnë shpejt kalojnë nuk zgjasin sa që ishte robëria dhe nuk munden të rëndojnë sa rëndonte robëria. Nëse dhjetë apo njëzetë  luftëtarë dënohen? por edhe të pushkatohemi disa nuk kthehet robëria, kjo ka marr fund,kjo që po ndodhë asht çmim i lirisë.

Nuk mund ta imagjinoj kur të lirohemi, kur edhe ne çlirimtaret e fitojmë lirinë! Si do të sillen spiunët a do të ju hiqet spiunazhi damka e zezë e traditës së fëlliqur të sojit sorollates. Mendoj ndër të parët vijnë të na vizitojnë madje duke lotuar me lotë krokodili sikur se <<ndjejnë dhimbje>>! Por soji i kolaboracionistëve nuk mund të jenë të ngjashëm me çlirimtarët. Ne përgatitem luftën, Ju na spiunuat, na burgoset, na torturuat! Ne luftuam mbrojtëm atdheun dinjitetin dhe identitetin e këtij vendi e të këtij populli. Ju ia mbathët me katër këmbët pa ditur se ku shkoni i latë pasurit shtëpitë i latë gratë, prindërit, e fëmijët veç për të shpëtuar vetën juaj. Ah vakt o vakt kjo botë e rrumbullakët.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …