Covid

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve vlerëson se marrja e masave nuk është një zgjidhje alternative por obligative

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka vlerësuar se rritja enorme e numrit të rasteve të prekura me SARS COV 2, që për pasojë ka edhe numrin e lartë të vdekjeve në vend, nuk duhet të tolerohet të vazhdoj më tutje, prandaj, marrja e masave nga ana e Qeverisë nuk është një zgjidhje alternative por obligative. Kjo shoqatë thekson se e kuptojnë që shëndeti i ekonomisë është më i rrezikuar se asnjëherë tjetër, por pa një shëndet publik edhe ai ekonomik nuk do të na duhet. “Gastronomia duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë që ka sa i përket shëndetit publik edhe pse i bie barra më e madhe. Por këtë rregull e ka përcaktuar virusi dhe askush tjetër. Ftojmë të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe të gjithë qytetarët që së bashku ta luftojmë pandeminë dhe përhapjen e saj”, thuhet në një komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Vizita e Ramës në Hagë obligim kushtetues, Kurti s’ka bërë asnjë hap për ish-krerët e UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, …